TIRANË – Pas takimit me kreun e LSI-së, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europianë ftoi shqiptarët t’i drejtohen kutive të votimit. "Shpresojmë që pas zgjedhjeve të kemi ditë kur forcat politike të bashkëpunojnë për të mirën e vendit të tyre,"- tha ai.- "Do doja të shfrytëzoja rastin të ftoja qytetarët shqiptarë të shkojnë në zgjedhje.
Pikërisht pse Parlamenti Europian e ka gjykuar të rëndësishëm përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, vendosi të dërgojë një delagacion prej katër deputetësh për këtë ditë zgjedhjesh Ne kemi ardhur për të dhënë mbështetje ndaj vendit tuaj dhe perspektivës europiane të Shqipërisë,” – tha Kukan. – “ Ne shpresojmë dhe besojmë që Shqipëria të ecë shpejt drejt BE-së. Ne presim që i gjithë procesi zgjedhor të jetë në përputhje me të gjitha standartet europiane përsa i përket votimit, numërimit dhe njohjes së rezultateve.
Lidhur me incidentin e Laçit, Kukan tha: “Jemi shqetësuar shumë kur morëm vesh incidentin tragjik në Laç dhe mendojmë që dhuna duhet të ketë një përgjigje të sigurtë dhe të vendosur për të mos u përsëritur. Shpresojmë që ky incident me vdekje të jetë një rast i izoluar dhe të zbardhet në mënyrë objektive.
Siç e dini, është një grup i madh vëzhguesish ndërkombëtarë që kanë për detyrë të vëzhgojnë zgjedhjet. Unë shpresoj që ato në pjesën e mbetur të tyre të mbyllen sa më mirë dhe bashkëpunimi të jetë fryma kryesore që do të ketë Shqipëria.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com