Kukan: Të zgjidhet çështja e dekriminalizimit, do të jetë në të mirë të qeverisë dhe opozitës

/ATSH/- Eurokomisioneri Eduard Kukan ka folur për mediat për situatën politike në Shqipëri duke deklaruar se "duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit".
I pranishëm në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madrid, Kukan tha se Shqipëria mund të ecë përpara vetëm nëse zgjidhjet çështja e dekriminalizimit.
I pyetur për çështjen e refugjatëve, e cila u diskutua edhe gjatë punimeve të këtij kongresi, Kukan u shpreh se "jam i kënaqur që vendet e Ballkanit janë përfshirë tërësisht në  zgjidhjen e krizës së emigracionit për të gjetur përgjigjen e duhur ndaj këtij problemi. Vendet e Ballkanit po mbajnë një peshë të madhe të krizës së refugjatëve dhe po vuajnë efektete negative të krizës së refugjatëve". Sipas tij, këto vende do të marrin një mbështetje financiare, e cila është e nevojshme, pasi ato po kontribuojnë për të gjithë Europën.
I pyetur nëse duhet të konsiderohet dekriminalizimi si një parakusht së bashku me 5 kushtet për hapjen e negociatave, Kukan tha se "ne nuk dubet të lejojmë që çështja e dekriminalizimit të harrohet. Z. Flkeckenstein është në Tiranë sot. Kur të kthehet ne do diskutojmë së bashku, se si mund të ndihmojmë për këtë proçes për të ndihmuar partitë politike në Shqipëri që të trajtojnë këtë çështje. Fatkeqësisht, ju keni gjithnjë nevojë për mbështetjen nga jashtë. Është koha që klasa politike në Shqipëri të tregohet më e përgjegjshme".
Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet, shtoi ai,  do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare pasi nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimisht para rasteve të politikanëve me të dhëna kriminale. Ai theksoi se politika shqiptare duhet të pastrohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit