BRUKSEL - Organizimi i zgjedhjeve, fushata zgjedhore janë një sfidë për Shqipërinë . Kështu ka theksuar Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore në bashkëbisedimin me disa gazetarë në Bruksel.

Kukan tha se zgjedhjet parlamentare duhet të jenë të lira dhe demokratike dhe duhen të zhvillohen sipas standarteve ndërkombëtare.  Ai më pas ka vijuar duke folur se të gjitha forcat politike, përfshirë maxhorancën dhe opozitën të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve cilido qoftë ai.

Të gjitha palët politike të mos kontestojnë dhe kundërshtojnë. Kukan vuri theksin dhe në procesin korrekt të numërimit të votave. Kukan ka vijuar se lidërit politikë duhet të kenë parasysh edhe interesat e qytetarëve shqiptarë ve dhe të mos rrezikojnë prespektivën e statusit të kandidatit për antarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu miratimi i tre ligjeve, ajo e reformës gjyqësore, administratës publike dhe rishikimi i rregullave të procedurës parlamentare janë një kusht për një vendim për dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë.

Konkluzionet e Këshillit Evropian në muajin dhjetor do të varen edhe nga ecuria e Shqipërisë ka vijuar Kukan.  Në fund ai tha se siq kanë bënë të ditur edhe përfaqësues të lartë të BE-së. Kukan thotë se zgjedhjet janë kritike për sa i përket proçesit të integrimit dhe sipas tij shqiptarët nuk kanë më kohë për të humbur.