Inspektoriati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit ka nisur një aksion për shembjen e të gjitha objekteve pa leje të cilat ishin ndërtuar në vende të ndryshme, por ndryshe nga sa ka ndodhur në qytetet e tjera qytetarët i janë bashkuar këtij aksioni.
Të indinjuar prej vitesh që këto objekte kishin zënë hapësirat e gjelbëruara apo edhe hapësira brenda territorit të pallateve, qyetatrët e Kukësit thonë se aksioni i bashkisë më në fund poi rikthen këtij qyteti pamjen e dikurshme.
Ata shtojnë se këto objekte kishin sjellë një imazh jo qytetarie në këtë qytet i cili ëhstë relativisht i ri, pas përmbytjesd së Kukësit të vjetër.
Bashkia e Kukësit prej disa ditësh falë edhe mirëkuptimit të qytetarëve ka shembur në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IKMT-në vendore rreth 200 objekte pa leje si mure rrethuese,kontinierë e garazhe.
“Ajo çka vlen për t’u përmendur është ndërgjegjia qytetare. Siç e shikoni pjesa tjetër e qytetarëve kanë vijuar shembjet vullnetare. Çdo qytetar e ka kuptuar se do të shemben të gjitha rrethimet, ndërtimet e paligjshme do të hiqen njëherë e përgjithmonë. Deri tani janë shembur 200 objekte si garazhde, kontenierë, mure rrethuese etj. Ky aksion ka vijuar në të gjithë lagjet. Ajo që dua të theksoj është fakti se banori i katit të parë të pallatit nuk është pronar i hapësirës rreth godinës së pallatit. Lulishtet i takojnë çdo qytetari dhe ato do ti rikthehen qytetarëve” tha Rrahman Dema, kreu i IKMT-së vendore në Kukës.
Synimi këtyre shembjeve është hapja rrugë e zbatimit të projekteve nga ana e Bashkisë Kukësit, po ashtu edhe vënia e hapsirave në dispozicion të qytetarëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO