KUKES - Nga Kukësi ku ndodhej për të prezantuar kandidatët për deputetë të këtij qarku, kryeministri Berisha ftoi qytetarët të votojnë Partinë Demokratike për një Shqipëri e Kukës të zhvilluar. 

Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj kreut PS duke i thënë se do ta shndërrojë Shqipërinë në spital psikiatrik, ndërsa për shqiptarët, vendi i tyre është Amerika dhe e bukura e dheut.
"Me autobusin tënd mavi, nesër, ne jemi të sigurtë se do të shpallni Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu qetëso nervat, disfata po vjen" .

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, i cili është i pari në listën e kandidatëve të PD-së hapi mitingun, duke deklaruar se kuksianët do refuzojnë alternativën e Edi Ramës, si alternativa shkatërruese.  

BERISHA: VOTONI PER SHQIPERINE DHE KUKESIN E ZHVILLUAR
Kryeministri Berisha i bëri thirrje kuksianëve të votojnë PD për 4 vitet e ndryshimit të Shqipërisë dhe Kukësit të zhvilluar. “Sot Kukësi ka të rindërtuara qindra km, rrugë, dhjetra shkolla qendra shëndetësore e ujësjellësa. 23 qershori fton të gjithë qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës të votojnë për të vazhduar ndryshimin të votojnë 4 vitet që vijnë, ta shdërrojmë Shqipërionë e Kukësin në vendet më tërheqëse për investimet e huaja. Kemi marrë 4 miliardë dollarë do marrim 6 miliardë. Ta bëjmë Shqipërinë e Kukësin vendin më të vizituar nga turistët. Do e vizitojnë Shqipërinë 7 milionë turistë".

BERISHA-RAMES: QETESOHU E MJEKOHU, DISFATA PO VJEN
“Në rrugën tonë ka probleme, por është më e suksesshmja dhe ne kemi bërë gjithçka për të mbajtur premtimet tona. Alternativa tjetër është ajo e akuzave, akuzave akuzave e poshtërimit të Shqipërisë e shqiptarëve. Njeriu i cili vetëm pak vite më parë do shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra të fjalorit shqiptar dhe do ta quante Shqipërinë karrocën e ulokut, le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për Shqiptarët Shqipëria është e bukura e dheut, parajsa e tyre tokësore është Amerika. Shqipëria sigurisht sot është e shëmtuar për ty, por jo për shqiptarët pavartësisht se është dekada larg Amerikës. Eshtë Amerika e tyre e bukura e zotit. Me autobusin tënd mavi, nesër, ne jemi të sigurtë se do të shpallni Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu qetëso nervat, disfata po vjen “

BERISHA- RAMES: KOSOVA S'TE FAL
Sipas Berishës Kosovarët s'ia falin Ramës i cili kur po ndërtohej rruga e Kombit dërgonte deputetët në grevë urie
“Jo Kosova, por çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, që i thotë gjakut të derdhur për këtë vend nuk mund të të pranojë kurrë. Kosova e njeh më mirë se ti Skënderbeun dhe heronjtë e tjerë të kombit. Kosova s’të fal ty Edvin Kristaq Rama, se kur ne po çanim malin për të ndërtuar autostradën e kombit, ti dërgojë deputetët e tu për grevë urie në tunelin e Kalimashit’, tha Berisha.

NOKA: TA VOTOJME BERISHEN 4:0
“Më 23 qeshor do të votojmë 4 me 0 për integrimin. Kuksianët e kanë refuzuar dhe do të vazhdojnë ta refuzojnë alternativën e Edi Ramës, të dhunës, të grevës e bllokimit. E dinë që armiku më i madh i Edi Ramës është zhvillimi i Kukësit e Shqipërisë. Rama urren kuksianët e tropojanët, hasianët. Ne do të refuzojmë Edi Ramin, sepse duke refuzur Edi Ramën kemi refuzuar të keqen e Kukësit të Hasit e Tropojës, të keqen e këtij vendi e Shqipërisë",- tha Noka.

Nga Kukësi Berisha deklaroi se ishte gati të votonte 3 ligjet, Lexoni më shumë Meta:Të votojmë 3 ligjet, Berisha: Parlamentin e mbledh të hënën 

Ai  ftoi Ramën të votonte ligjin e amnistisë.

TË VOTOJMË AMNISTINË FIKSKALE
“Të votojmë amnistinë fiskale nga 2011 deri sot për gjithë shqiptarët’, ka përsëritur kryeministri. Ai më tej ka shtuar se “Rama kishte amnistuar Koçon, i jepte atij 80% të tenderave të bashkisë, gjithë reklamat e kryeqytetit”. Berisha ka shtuar edhe që “ti që Koços i llogarisje bulevardet për sheshe ndërtimi, ti refuzove amnistinë fiskale të qeverisë”, tha Berisha.

Redaksia Online
(sg/mag/shqiptarja.com)