Kukës, bora shemb banesën
familja me 5 fëmijë në gjumë

Kukës, bora shemb banesën<br />familja me 5 fëmijë në gjumë
KUKES- Një banesë është shembur nga dëbora në fshatin Mgull, të komunës Malzi, 45 km larg Kukësit, duke rrezikuar jetën e 7 anëtarëve të familjes, 5 prej tyre fëmijë. Kryefamiljari Fatmir Qiraku tregon se shembja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa ai me gruan dhe 5 fëmijët e tij flinin gjumë. “Kati i dytë i banesës së ndërtuar me blloqe, është shembur tërësisht nga pesha e borës. Desh zoti që ishim duke fjetur në katin e parë se do kishim vdekur” tregon Fatmiri.
“Un jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë. Ju lutem na ndihmoni. Bani çmos ”- bën apel Fatmir Qereti, duke folur në dialektin e tij, në një bisedë telefonike që shqiptarja.com bëri sot në mëngjes me të.

Zoti Fatmir më thoni cka ndodhur?
Unë jam Fatmir Qerezi, kryeplaku i fshatit Mgull, komuna Malzi e Kukësit. Banesa më është shembur tërësisht nga dëbora, në orën 04.30 të së hënës (13 shkurt). Më ka zënë Brenda me të gjithë familjen. Desh zoti shpëtuam. Unë vetë jam dëmtuar se më ra një dru, por shyqyr më shpëtuan fëmijët.
Keni kërkuar ndihmë?
Këtu te ne ka 2.5 metra borë. Ka ardhur një fadromë dhe po punon për të hapur rrugën por ështe e pamundur për shkak të trashësisë së borës. Unë jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë.
Po ju e shikoni fadromën?
Unë se shoh fadromën. Fadroma që prej tre ditësh po mundohet të hapë rrugën e vjetër të Bajram Currit. Por është e pamundur.
Nga se përbëhet familja juaj?
Jam vetë i shtati. Unë gruaja, 5 fëmijët e mi. Fëmija i vogël në klasë të 2 , i madhi në vit të katërt.
Ku ndodheshit kur u shemb banesa?
Ndodhi parmbrëmë,po flinim gjumë. Fëmijë mu frikësuan. Dola jashtë dhe më erdhën komshijtë. I dërgova fëmijët te shtëpia e vëllait, pasi e kam afër, dhe me komshijtë filluam të nxirrnim plackat.
Shtëpia juaj ishte e re?
Unë e kam shtëpinë të re. Kati i dytë, i cili është shembur, ka qenë me bllok. Kati ka qenë i mbuluar me tjegull dhe është shembur tërësisht. Shyqyr që kemi qenë në kat të parë, sepse po të kishim qenë në kat të dytë do ishim mbytur.
Keni ushqime?
Nuk kemi asisend, dhe asht tu ra gjithë kjo borë. Prej tre ditësh po punon fadroma për të hapur rrugën por nuk mund të hapet se asht borë shumë e madhe.
A keni kërkuar ndihmë nga kryetari i komunës?
Kam folur, por ska ça ban. S’kam ca me ba ma, më thotë. Sot më ka marrë prapë në telefon por nuk di ctë bëjë.
Po vëllai i ka kushtet?
Vëllai është vetë i gjashti, me një shtëpi të vogël dhe të vjetër, i papunë.
Po për banorët e tjerë të fshatit Mgull si është gjëndja?
Në këtë fshat jetojnë rreth 100 banorë. Tërësisht u kanë mbaru ushqimet. Cdo 20 minuta janë tu më marrë në telefon. Do zoti hapet rruga se ndryshe kanë maru.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024