Kukës, Bushati anëtarësisë: Mos
zgjidhni humbësit në krye të PS-së

Kukës, Bushati anëtarësisë: Mos<br />zgjidhni humbësit në krye të PS-së
KUKES - Koordinatori i Partisë Socialistë në Kukës, Ditmir Bushati u ka bërë thirrje anëtarësisë që të bëjnë kujdes në zgjedhjet e kryetarit të degës. Ai ka pohuar se socialistët duhet të pengojnë të zgjedhin në krye të PS-së ata persona që morën rezultate të dobëta në zgjedhjet e 2015-ës në zonat që përfaqësonin, duke kërkuar njëherësh njerëzt me reputacionin e duhur.
 
Objektivi për zgjedhjet e 2017-ës, sipas Bushatit, është që kësaj radhe Kukësi t’i bashkëngjitet pjesës tjetër të Shqipërisë për t'i dhënë fitoren Partisë Socialiste.
 
"Partia Socialiste në Kukës nuk ka qenë ajo që duhet të ishte, Partia Socialiste në Kukës nuk ka pasur dot mundësi për të realizuar dhe për të rentabilizuar të gjithë djersën që ka derdhur secili prej jush. Kryetarët e organizatave të cilët nuk do të arrijnë të kenë një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojnë më. Ju bëj thirrje që të përzgjidhen njerëzit më të mirë, të përzgjidhen ata që të mund të përfaqësojnë më mirë Kukësin dhe Hasin", - tha Bushati.
 
Bushati mori pjese në ceremoninë e anëtarësimin të 21 të rinjëve në parti ku vete i deleguari i PS për zonën e veriut iu ka dorëzuar kartat e anëtarësimit në këtë familje politike.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois