KUKES- Dëmtohen në Kukës billboarder-at e kandidatit të Partisë Socialiste për deputet Vexhi Muçmata. Gjatë së shtunës, më 1 qershor, persona ende të paidentifikuar kanë shkatërruar njërin prej billboarder-ave të vendosur në qendër të qytetit, në rrugën “Dituria”.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së shtunës, kur edhe lëvizja e njerëzve është shumë e madhe ku persona ende të paidentifikuar kanë shkelmuar këtë poster elektoral. Atij i janë thyer xhamat vetëm dy orë pasi ishte vendosur në këtë vend.
Sic duket edhe nga pamjet, autorët kanë thyer xhamat e billboradeve, si dhe kanë grisur posterat elektoralë.

(Foto: Billboarder-at e dëmtuar)
Menjëherë pas denoncimit, ka mbërritur në vendngjarje policia, por ende nuk ka dale me ndonjë version konkret sesi ka ndodhur apo se kush është personi apo personat që kanë kryer këtë veprim.
Stafi i kandidatit për deputet Vexhi Muçmata ka shkuar menjëherë pranë vendit ku billboarderi është dëmtuar, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë deklaratë publike të Partisë Socialiste për këtë ngjarje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com