KUKES- Një ngjarje jo e zakonte ka ndodhur sot në qytetin e Kukësit. Buxhetorët e këtij qyteti janë detyruar të betohen para Kuranit për të votuar PD, nga kryetari i komunës Kalis dhe kreu i PD.
 
Presioni i ushtruar mbi punonjësit e këtij qyteti për të votuar Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, denoncohet nga kandidati i Lëvisjes Socialiste për Integrim për Kukësin, Qemal Elezi.
 
“PD ka mbledhur punonjësit e komunës Kalis para oborrit të shkollës. Kreu i PD në këtë qytet dhe kreu i komunës, Ahmet Shira i kanë bërë presion buxhetorëve që të betohen para Kuranit për të dhënë votën për Partinë Demokratike”, tha Elezi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)