Kukës fantastik, përmbys Flamurtarin në Vlorë 

Kukës fantastik, përmbys Flamurtarin në Vlorë 

Flamurtari-Kukësi

Kur u mendua se Flamurtari u rikthye te fitorja pas 6 ndeshjeve, kampionët në fuqi të Kukësit kanë bërë mrekullinë në 8 minuta nga fundi dhe kanë përmbysur gjithçka, duke fituar 2-1 në Vlorë. Pas një pjese të parë shumë të luftuar, të mbyllur në barazim 0-0, ndeshja është zbllokuar në minutën e 68-të me Camara. Ky i fundit mund ta kishte mbyllur ndeshjen në të 76-ën, por goditja e tij me të djathtën është ndalur nga shtylla.
Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes ka ardhur kundërpërgjigja e miqve, të cilët kanë barazuar me një gol të Gurit. Kjo goditje e papritur ka trullosur vendasit, të cilët janë ndëshkuar përsëri në minutën e 88-të nga Ebipi, i cili i ka dhuruar fitoren miqve. Kukësi ka përforcuar vendin e dytë dhe ka shkuar gjashtë pikë larg Laçit të vendit të tretë në renditje, ndërsa Flamurtari mbetet në vendin e pestë me 37 pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital