KUKËS - Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Shtamë në Shëmri të Kukësit dhe dyshohet se, i përket 18-vjeçarit Genci Gashi. Adoleshenti është shpallur i zhdukur që në datën 28 dhjetor 2013 dhe deri më tani nuk kishte asnjë informacion.
Zona ku është gjetur trupi i pajetë është rreth 3 kilometra larg banesës së të riut.
Burime nga policia thanë se, ka qenë një bari i zonës ai i cili ka gjetur trupin e pajetë në një përrua të zonës. Menjëherë janë njoftuar uniformat blu që kanë marrë trupin dhe e kanë çuar në morgun e Spitalit të Kukësit.
Policia bën të ditur se, ka marrë në pyetje bariun si dhe banorët e zonës, në lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht është duke u bërë eksperteza mjeko-ligjore për të parë nëse, është adoleshenti i humbur dhe nëse është vrasje apo ngjarje aksidentale.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com