Kukës, jep dorëheqjen shefi i
Rendit, 2 ditë para zgjedhjeve

Kukës, jep dorëheqjen shefi i<br />Rendit, 2 ditë para zgjedhjeve
KUKES-  Shefi i Rendit në Policinë e Kukësit Embro Zholi ka dhënë dorëheqjen, dy ditë para zgjedhjeve. Korrespondenti ynë në Kukës informon se Zholi dorëzoi sot dorëheqjen në Drejtorinë e  policisë Kukës.

Ai e ka motivuar dorëheqjen për shkak të mbingrakesës në punë, por burime të brendshme bëjnë të ditur se shkak i kësaj dorëheqje është presioni që i është nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

PS dhe LSI kanë denoncuar ditët e fundit  presionin që Ministria e Brendshme po bën në qarkun e Kukësit, ku ministri Flamur Noka kryeson listën e kandidatëve të PD-së.

Edhe kryetari i bashkisë së Kukësit, Halili denoncoi presionin e ministrit Noka ndaj qytetarëve të Kukësit tek ambasadori i SHBA-së dhe ambasadori i Suedisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë

‘Nuk ndaloja dot së qari’, Arbana Osmani publikon videon emocionuese kur mësoi se do bëhej me vajzë