KUKES-  Një sasi prej 300 kg hashash është sekuestruar gjatë orëve të natës në pikën doganore të Morinës, në Kukës. Droga me destinacion Kosovën, do të kalonte pikën doganore e fshehur në tavabin e një automjeti. Policia e Tiranës pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me operacionin e sekuestrimit dhe arrestimet që janë kryer. Operacioni u krye në bashkëpunim mes policisë së Tiranës dhe të Kukësit.
(sg/shqiptarja.com)