Hasan Halilaj, ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e ‘Shpërdorimit të detyrës” është paraqitur në spitalin e Kukësit, për të marrë ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit të policisë, kjo e fundit ka shkuar në spitalin rajonal dhe po bën ruajtjen e tij, sakohë që ndaj Halilajt ka një urdhër arresti të firmosur nga ana e Preokurorisë, pasi ai akuzohet për Shpërdorim detyre me fondet publike.
Burime nga prokuroria dhe policia e Kukësit bëjnë me dije se Halilaj ka shkuar pranë spitalit pasi është ndjerë keq nga zemra, aty ku policia ka bërë edhe arrestimin e tij.
Vetëm pak ditë më parë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit u shpall në kërkim dhe prokuroria e Kukësit preu fletëarrestin ndaj tij dhe 3 ish nëpunësve, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ndryshuar destinacionin e fondeve publike duke ia kaluar për financim FK Kukësit.
Ja njoftimi i policisë Kukës
Sot paradite, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, për shtetasin të shpallur në kërkim, konkretisht Hasan Halilaj, 50 vjeç, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Kukës. Materialet për veprime të mëtejshme do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
detyre” paraqitet në spital Halilaj">