Kukës/ Nis puna për vendosjen e ‘Urës së Madhe’! Vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit (FOTOT)

Kukës/ Nis puna për vendosjen e ‘Urës së Madhe’! Vepra e dytë më e rëndësishme në Rrugën e Kombit (FOTOT)

KUKËS- Në qytetin e Kukësit ka nisur puna për vendosjen e Urës së Madhe mbi Drin. Ura e Madhe e Kukësit, një investim prej 30 mln dollarë, ka një arkitekturë të veçantë prej çeliku me 310 metër gjatësi dhe pritet të plotësojë Rrugën e Kombit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë foto nga puna për vendosjen e urës, ndërsa shkruan se ky investim do të sjellë impakt në aspektin ekonomik, por jo vetëm, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Filloi vendosja (me rrëshqitje) e urës së madhe të Kukësit! Investimi prej 30 milionë dollarë e bën atë një ngjarje ekonomike për zonën dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën”, shkruan Peleshi.

Ura do të jetë e gatshme në sezonin e ri turistik të kësaj vere dhe është vepra e dytë më e rëndësishme e rrugës së Kombit, pas tunelit të Kalimashit.

Devijohet rruga

Për shkak të punimeve, për dy javë është devijuar qarkullimi në aksin Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit.

Konkretisht, Devijimi i lëvizjes do të bëhet te Ura Drinit të Zi – Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit dalja për Kosovë në nyjën e Shtiqenit.

Ndërsa për lëvizjen nga Morina në Milot, devijimi i lëvizjes do të bëhet, tek rampa dalëse e mbikalimi tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë