Masivi pyjor tek ‘Firza e Qemës’, në Bashkinë Has është përfshir nga flakët, gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të këtij fshati në një terren tejet të vështirë dhe në distancë të largët nga rrugët automobilistike.
Mësohet se janë nisur ekipet e shërbimit zjarrëfikës të bashkisë Has bashkë me punonjësit e shërbimit pyjor, ndërsa era po favorizon përhapjen e tij. Ndërkohë në dy vatrat e tjera aktive të Zogajve në Tropojë dhe Letaj të Hasit po punohet për izolimin e tyre.
Sipas burimeve në vendgjarje janë rreth 200 forca prej të cilave 100 i përkasin ushtarakëëve Komando ndersa pjesa tjeter zjarrfikes dhe punonjes te tjere te angazhuar. Në anën e Tropojës zjarri është izoluar dhe po mbahet nën kontroll përgjatë një distance rreth 12 kilometra nga Zogaj në Zherkë nga rreth 30 km perimeter që mendohet të ketë kjo vatër zjarri.
Ne anën e Hasit në fshatin Peraj ne kufirin me Gjakoven zjarri kanë shpërthyer disa mina luftarake, prezenca e të cilave mendohet të jetë që prej luftës në Kosovë në vitin 1999.
Nxitur nga kjo situatë, punonjësit e shërbimeve zjarrfikëse dhe të tjerë të angazhuar për shuarjen e kësaj vatre kanë ndërprerë punën duke i lënë vendin forcave ushtarake, të cilat do të monitorojnë në mënyrë të specializuar. Vatrat janë aktive e që po ndihmohen jo vetëm nga temperaturat e larta por edhe nga erërat e forta të kësaj zone. Për momentin vatrat e zjarrit nuk rrezikojnë banesat e fshatrave përreth pasi vatrat janë lokalizuar.
Situata nga zjarret në Kukës
Situate e zjarreve në bashkinë Has
Bashkia Has është përfshirë nga dy vatra zjarri. Vatra e zjarrit e ardhur nga Mahalla e Epërme Nj.Adm. Zogaj dhe ka depërtuar në vendin e quajtur Maja e Krajlicës, fshati Peraj, Njësia Administrative Golaj, Për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar , 31 forca të bashkisë , 4 forca të MZSH-së bashkia Has dhe 20 forca të Batalionit Komando, porn ë orën 13.22 u ndërpre operacioni për shuarjen e zjarrit pasi ka patur shpërthim mine në zonen e zjarrit, për të mos rrezikuar jetën e njerzve. Në këtë vatër kanë vepruar vetëm forca të Batalionit Komando.
Në vatrën e zjarrit të shfaqur n zonën Kishaj, në vendin e quajtur Firza e Qemes njësia administrative Gjinaj kanë vashduar punën për dhuarjen e kësaj vatre 6 forca të MZSH-së, 13 punonjës të shërbimit pyjor , 4 vullnetarë dhe forcat policore. Aktualisht të dyja vatrat janë aktive.
Situate e zjarreve në bashkinë Tropojë.
Bashkia Tropojë vazhdon të jetë e përfshirë nga vatrat e zjarrit në zonën kullotë dhe shkurre afër fshatit Zogaj Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë.
Vatra e zjarrit në zonat Mahallë e Epërme, Hajdarmataj, Xhuxh të rajonit të Zogajt Nj.Ad Bytyç është izoluar dhe marrë nën kontroll.Janë aktive vatra në veri-lindje të lagjes mahallë në drejtim të Zjecit në krah të Hasit përgjatë kufirit me Kosovën, ku dhe janë përqëndruar dhe një pjesë e forcave .
Vatra e zjarrit në kodrat e Storbëdës vashdon të jetë active.
Në operacionet e shuarjes së vatrave të zjarrit në rajonin e Zogajt Nj.Ad Bytyç bashkia Tropojë morën pjesë:
Nga Bashkia Tropojë
*Emergjencat Civile 2 përsona .
*Shërbimi pyjor 17 përsona me 3 automjete private
*Shërbimet e bashkisë 45 përsona me 3 automjete bashkisë dhe 2 private.
*Administrata e Bashkisë Tropojë 7 përsona me 2 mjete
*Njesia Administrative Bytyc 7 përsona me 1 automjet privat
* Njesia Administrative Tropoje 10 përsona me 2 automjete .
*Shërbimi Zjarrëfikës Tropojë 11 përsona me 1 mjet zjarrëfikës .
*Ujësjellës Kanalizime Tropojë 5 përsona me 1 automjet .
*Policia Bashkiake 5-përsona .
Administratorët e Njesive Administrative Tropojë , Llugaj , Bujan dhe Fierze 4 përsona .
2-Intitucionet lokale Tropojë.
*AZM Tropojë 7 përsona
*Zyra Arsimore Tropojë 8 përsona
*Dega e postës 6 përsona.
*Spitali Tropojë 6 përsona.
*Sigurimet shoqërore 1 përsona.
*OSHEE 7 përsona .
*NJVKSH Tropoje 8 Punonjes me 1 automjet .
*Zyra e punës Tropojë 1.
*Policia e kufirit 10 përsona dhe 2 automjete .
*Policia e Komisariatit Tropojë 8 me një automjet .
Komuniteti 3.
3 -Forcat e Armatosura
•Batalioni Komando 100 efektiv, mjete 12.
Reparti usht. nr.1120 efektiv zjarrfikës 6 dhe 1 mjet zjarrfikëse.
BMR Tiranë 7 efektiv zjarrfikës dhe 1
Gjatë gjithë kohës kanë qenë në terren për drejtimin, monitorim e operacionit Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetari i Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë Has, N/Prefekti i Hasit dhe i Tropojës, N/Kryetari i bashkisë Tropojë, Përgjegjesit e Emergjencave Civile të bashkisë Has dhe Tropojë.
Lajmi kryesor: