Kukës, shkrumbohet nga flakët
shkolla 9-vjeçare në fshatin Arrëz

Kukës, shkrumbohet nga flakët<br />shkolla 9-vjeçare në fshatin Arrëz
KUKËS-Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga flakët godina e shkollës 9-vjeçare në fshatin Arrëz të Kukësit.

Zjarri ka perfshirë çatinë dyshemenë dhe tërë bazën materiale. Mëgjithëse rrethanat e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shkëndijave nga oxhaku i njërës prej klasave.

Banorët e Arrëz janë përpjekur me mjete rrethanore të shuajnë zjarrin, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
 
Ekipi zjarrfiksës nuk ka mundur të mbërrijë në kohë për shkak të disatancës së madhe rrugore nga Kukësi por edhe borës së madhe që ndodhet në Njësinë Administrative Arrës.

Policia në bashkëpunim me Bashkinë Kukës po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që Bashkia e Kukesit ka siguruar ambiente provizore per 32 nxënësit që frekuentojnë shkollën në këtë fshat, përmes klasave kolektive.

[gallery]20785[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Z.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit