Dimri i këti viti ka gjetur të pa përgatitut banorët e zonave të kukësit. Në një kohë kur temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme, në këtë zonë qytetarët po përballen me rritjet e çmimit të druve të zjarrit. Kjo ka krijuar vështirësi të mëdha për sigurimin e druve pasi familjet kuksiane vijojnë të përdorin drutë si alternativë ngrohjeje dhe gatim.
Ndërkohë temperaturat e ulëta kanë krijuar ngrica dhe akull, çka ka vështirësuar lëvizjen e njerëzve dhe automjeteve. Në qytetin e Kukësit aktualisht ka rreth 25 cm borë. Si pasojë e akullit ka veshtiresi në rrugët dytësore dhe rrugët e lagjeve periferike. Ndërsa zonat më të thella në Kukës vijojnë të jenë të bllokuara.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

VIDEO











