Kukës, Vasili:Ndërhyni dhe
në këmbë, Ferati: S'mundemi

Kukës, Vasili:Ndërhyni dhe<br />në këmbë, Ferati: S'mundemi
KUKES- Ministri i Shëndetësisë ka udhëtuar sot drejt Kukësit për të parë vetë situatën nga afër, dhe për ti përcjellë urdhrin strukturave të shëndetësisë për të qëndruar në gadishmëri 24 orë dhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, pasi “jemi në situatë emergjence, të jashtëzakonshme”.

Mes ministrit Vasili dhe drejtorit të Spitalit rajonal të Kukësit, Emin Ferati dhe drejtorit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në Kukës, Qemal Elezi është diskutuar për situatën ku ky i fundit ka vënë theksin te hapja e rrugëve pasi përndryshe nuk kishin cfarë të bënin.

Gjatë bisedës ministri Vasili ka kërkuar që çdo punonjës i shëndetësisë të jetë në punë 24 orë dhe “të ndërhyhet me çdo mjet qoftë dhe në këmbë dhe me ski në zonat e bllokuara për të dërguar medikamente”
Drejtori i Spitalit të Kukësit, Ferati ka thënë se problem kryesor janë rrugët e bllokuara pasi nuk mund të lëvizin as ambulancat. Edhe drejtori i ISKSH-së Qemal Elezi ka përforcuar qëndrimin e drejtorit të spitalit rajonal të Kukësit duke thënë se të gjitha komunat janë të bllokuara. “E kemi të pamundur të ndërhyjmë për të dhënë ndihmë” Madje Elezi ka shprehur rezerva në drejtim të Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës, pasi, sipas tij, “po e nënvlerësojnë situatën dhe nuk po mobilizohen ashtu sic duhet” .
 
“Parësore është hapja e rrugëve pasi po nuk u hapën rrugët skemi cfarë të bëjmë” – ka nënvizuar drejtori i ISKSH në Kukës.

VASILI VONOHET NGA BORA

Vetë ministri Vasili ka provuar sesa e vështirë është lëvizja me automjet në këto zona. Nga tuneli I Thirrës deri në Kukës, mësohet se ministrit i janë dashur 1 orë e 30 minuta, për shkak të borës dhe akullit nëpër rrugë, pavarësisht se drejt Kukësit kishte udhëtuar me makinë tip fuoristradë. Në ditë pa borë ky aks mund të bëhet normalisht për 25 minuta.

Nga ministri është informuar se deri sot nuk ka pasur mungesa në barna në rezervat e spitalit. Vasili do të ketë takim dhe në prefekturën e Kukësit.
( ne foto pamje nga takimi sot i ministrit Shendetesise Petrit Vasilit ne Kukes)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024