Kukësi dhe Dibra mbulohen nga dëbora, probleme me qarkullimin në disa zona (SITUATA E PLOTË)

Kukësi dhe Dibra mbulohen nga dëbora, probleme me qarkullimin në disa zona (SITUATA E PLOTË)

Foto Ilustruese

Një ditë pas ardhjes së Vitit të Ri, kanë nisur reshjet e dëborës në qarqet kryesore në Verilindje të vendit. Temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë përgjatë këtyre ditëve, ndërsa priten që në vazhdim të ketë reshje shiu të dobëta lokalisht mesatare në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Ndërkohë sipas raportit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për motin informohet se në ditët në vijim priten reshje në formë dëbore deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi). Të enjten teperaturat temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 2 deri në  9 °C, në vendet e ulëta do varijojnë nga 2 deri në 7 °C dhe në vendet malore: -6 / 0 °C.

Sakaq, sipas informacioneve të marra nga banorët e zonave të thella si zona nga Kalaja e Dodës, Lurës përgjatë ditë së sotme për shkak të reshjeve të dëborës në Qarkun e Dibrës ka patur probleme me qarkullimin. Raportohet që edhe në aksin e rrugës, Kukës-Peshkopi kalohet me shumë vështirësi. Aktualisht, dëbora po vazhdon në qarkun e Kukësit ndërsa temperaturat kanë rënë nga 0 deri në -6 °C.

Po kështiu në njësitë administrative Ostren,Trebisht, Zalldardhë, situata vijon të jetë e vështirë ndersa borëpatrueset kanë filluar të pastrojnë aksin nga qafa e Buallit drejt Peshkopisë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik