Kukësi përforcon pozitat në vendin e dytë në renditje, duke fituar sot në shtëpi 2-0 ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Shameti dhe Musolli ishin autorët e golave për kampionët në fitoren 2-0, ndërkohë në minutën e 63-të, gjyqtari Hamiti i mohoi një penallti skuadrës shkodrane.
Dy minuta nga fundi, sulmuesi Xhevahir Sukaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi i rrëmbeu topin nga duart portierit Frashërit. Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Vllaznia mban vendin e 3-të nga fundi me 27 pikë, një më pak se Teuta e parafundit.
Kukësi-Vllaznia 2-0
Shameti 33’, Musolli 76’
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ymeraj (Et’hemi 69’), Musolli, Dzaria (Imami 90′), Cale, Shkodra (R.Hoxha 80’), Guri. Trajner: Peter Pacult.
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Pjeshka, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Lika (Cinari 64’), Ribaj, Kalaja (Gurishta 73’), Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Paulin Simoni, Nertil Bregasi
Kartonë të verdhë: Kale 35’, Musolli 76′ / Mersini 29’, Ribaj 31’, Sukaj 32’, 87′, Gocaj 37’, Orelesi 61’, Pjeshka 90′
Karton i kuq: Sukaj 88′
e.gj/Shqiptarja.com
Komente










