Kukësi fiton, Vllaznia: Na vodhi gjyqtari

Kukësi fiton, Vllaznia: Na vodhi gjyqtari

Kukësi përforcon pozitat në vendin e dytë në renditje, duke fituar në shtëpi 2-0 ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Shameti dhe Musolli ishin autorët e golave për kampionët në fitoren 2-0, ndërkohë në minutën e 63-të, gjyqtari Hamiti i mohoi një penallti skuadrës shkodrane. Dy minuta nga fundi, sulmuesi Xhevahir Sukaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pasi i rrëmbeu topin nga duart portierit Frashërit.  Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Vllaznia mban vendin e 3-të nga fundi me 27 pikë, një më pak se Teuta e parafundit.

Trajneri Gjoka
Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka i ka bërë thirrje drejtuesvë të klubit të mbrojnë skuadrën nga vendimet e dëmshme të arbitrave. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për penalltinë e mosdhënë të Sukajt, trajneri i Vllaznisë, edhe pse fillimisht nuk ka dashur që ta komentojë e ka cilësuar si vjedhje. “Nuk kam koment, është si ajo puna e atij që të fut dorën në xhep dhe të vjedh. Klubi duhet të marrë masa dhe të reagojë, jo unë. Kjo penallti, nëse do të jepej, do të hapte lojën”, tha trajneri i ekipit shkodran.

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën