Kukësi i izoluar, Shtatzëna
transportohet 7 orë në këmbë

Kukësi i izoluar, Shtatzëna<br />transportohet 7 orë në këmbë
KUKES- Vijon situata e rënduar nga moti i keq në shumë pjesë dhe rajone të vendit tonë. Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien pareshtur prej 2 javësh, duke vështirësuar jetesën e banorëve të Kukësit. Të gjitha komunat janë të izoluara dhe mungon energji elektrike. Aksi Morinë-Kalimash po mbahet hapur me vështirësi. Lëvizja me zinxhirë kryhet vetëm në një krah.

Bora vazhdon me intensitet të lartë, trashësia e borës në lartësinë mbi 700 metër ka arritur në 2.5 metër, ndërsa brenda në qytet trashësia e borës është 1. 5 metër. Probleme ka pasur dhe përsa i përket shëndetit të banorëve. Pas fatit tragjikë të dy kushërijve Qarri nga Hasi,ku njëri humbi jetën, dje janë shënuar edhe 3 raste të tjera të sëmurësh ku me kilometra dhe orë të tëra kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Spitalit Rajonal të Kukësit.

GRUAJA SHTATZENE TRANSPORTOHET 7 ORE NE KEMBE
Një grua shtatzënë 38 vjeçarja, Pranëvera Dokuzi, nëna e 5 fëmijëve, e cila priste foshnjën e 6-të,nga komuna Ujmisht është transportuar në këmbë nga banorët e fshatit për gati 6 orë. Gruaja në muajin e 7 të shtatëzanisë ka shfaqur probleme serioze shëndetsore që nga nata e parmbrëmshme ku është ndihmuar nga infermierja e fshatit,por gjëndja shëndetësore e saj është përkeqsuar më tepër dhe është bërë nisja e saj drejt spitalit të Kukësit.

Kanë qenë familjarët dhe një grup prej 100 banorësh që janë mobilizuar në këmbë për të transportuar të sëmurën në maternitetin e Kukësit. Sipas bashkëshortit të Pranverës, Kasemit, “ka qenë ora 13:00 e ditës së djeshme kur jemi nisur nga shtëpija në drejtim të qytetit të Kukësit, por trashësia e madhe e dëborës dhe temperaturat e ulëta na vështirësuan udhëtimin për rrethë 7 orë. Ishin 20 kilometrat e tmerrit -tregon bashkëshorti nga fshati Ujmishtë e deri në fshatin Kolesian. Aty i priste një mjet i lartë i ushtrisë.

Kasemi falenderon “infermieren e fshatit zonjën Shefie Peposhi për përkujdesjen ndaj bashkëshortes time,që falë Zotit dhe ndihmës së banorëve dhe ushtrisë e solla në maternitet” përfundon rrëfimin e udhëtimit bashkëshorti i Pranëverës.

Ndërkohë drejtori i spitalit të Kuësit Emin Ferati shprehet se " E kemi të pa mundur të ndërhym me autoambulanca për shkak të bllokimit të rrugëve. Po kështu edhe ndërhyrja nga ajri është e pa mundur,duke lënë të kuptohet se zgjidhja e vetme është në këmbë.

Sipas mjekëve gjëndja shëndetsore e Pranëverës është mjaft e rënduar jo vetëm nga problemet e shtatzanisë por edhe nga udhëtimi i gjatë që ka bërë dje. Një rastë i ngjashëm u shënua edhe në fshatin Shëmri ku një e moshuare u sollë për aro 15 kilometra në këmbe nga banorët. Ndërkohë në situata të tilla e vetmja që u ka ardhur në ndihmë të pacientëve në rrugë kanë qenë makinat e ushtrisë dhe banorët.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024