Kukësi shpallet kampion i Shqipërisë për herë të parë në histori, por mes skandalit, që përfshiu ndeshjen përballë Skënderbeut, pasi arbitri Enea Jorgji u bë protagonist duke dhënë një penallti dhe dy kartona të kuq në dëm të korçarëve.
Një javë para fundit të kampionatit, pa asnjë humbje të pësuar, Kukësi u shpall kampion i Superiores duke mundur në fund mbajtësin e kurorës me rezultatin 2-0.
Ndeshja e sotme pritej që të ishte vitrina e futbollit shqiptar, por degjeneroi në incidente dhe përplasje për faj edhe të arbitrit Enea Jorgji, i cili me vendimet e tij ngjalli shumë kontestime.
Përplasja, dy të kuqe, Salihi gris kartonin
Ndeshja nisi e tensionuar, pasi Mici doli me karton të kuq që në fillim të pjesës së parë duke e lënë Skënderbeun me një lojtar më pak në ndeshjen më të rëndësishme.
Kartoni u kontestua nga miqtë, por arbitri Jorgji e nxori nga fusha, i vendosur në vendimin e tij.
Në pjesën e dytë Kukësi fitoi një penallti të shumë diskutuar, pas një kontakti në zonë mes Jashanicës dhe sulmuesit verilindor, Emini, ndërsa Pejic e ktheu në gol.
Skënderbeu u hodh në sulm për të kërkuar barazimin, ndërsa krijoi një rast të mirë me Latifin nga e majta, por u pengua në mënyrë të parregullt në zonë nga Shameti, por arbitri nuk dha penallti, por ndëshkoi për simulim mesfushorin.
Vendimi solli shpërthimin e miqve nga Korça, Jorgji i nxjerr të kuqin Osmanit për protesta dhe ofendime, ndërsa Salihi e grisi kartonin.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi lojtarët e Skënderbeut dhe stafi u futën në fushë në drejtim të arbitrit, ndërsa situata u qetësua pas ndërhyrjes.
Pas daljes së dy lojtarëve me të kuqe, Kukësi e kishte më të lehtë për të kontrolluar lojën, ndërsa shënoi edhe golin e dytë në fund po me Pejic duke vulosur titullin kampion
/Shqiptarja.com