Kukësi ka fituar ndeshjen miqësore me Kayserisporin në Turqi me rezultatin 2 me 1.

Përveç rezultatit pozitiv për shqiptarët, nga kjo ndeshje ka tërhequr vëmendjen dhe ka pushtuar internetin një çast i sikletshëm i trajnerit të ekipit turk Marius Sumudica.

Në një moment nervozizmi gjatë ndeshjes ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rrjetat rrethuese. Për të shmangur ovacionet e tifozëve që tashmë kishin nisur ai nuk u ngrit më për të lënë të nënkuptohej se ishte ulur vetë. Por menjëherë pas ndeshjes kjo video u bë virale në internet.


Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com