Kukësi-Partizani, Milinkoviç:
Ndeshje e vështirë por do fitojmë

Kukësi-Partizani, Milinkoviç:<br />Ndeshje e vështirë por do fitojmë<br>
Kukësi-Partizani është ndeshja e madhe e kësaj jave të 11 të Kategorisë Superiore.  Për trajnerin e kampionëve në fuqi, Mlladen Milinkoviç skuadrën e pret një sfidë e vështirë, por ai beson te fitorja e saj.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi vijmë pas 3 barazimeve radhazi. Na pret një përballje e vështirë të cilën duhet ta fitojmë jo vetëm për t’u kthyer te rezultatet pozitive, por edhe për të shkurtuar diferencën me Skënderbeun. Mesazhin e morëm që në ndeshjen me Kamzën dhe besojmë te fitorja. Të gjithë futbollistët i kam në dispozicion, por do të aktivizoj ata që janë në formën më të mirë”, tha trajneri Milinkoviç.

Kukësi ka zbritur në vendin e tretë në renditje pas fitores së Flamurtarit ndaj Lushnjes, kuksianët kanë 19 pikë në 10 ndeshje, 8 më pak se kryesuesit e Skëndërbeut që barazuan të dielën në Korçë me Kamzën.

Ndërkohë Partizani vijon të jetë në krizë ku në 10 ndeshje ka grumbulluar vetëm 11 pikë, skuadra e Starovës ndodhet në vendin e 7-të në tabelë.

Sfida mes Kukësit e Partizanit do të luhet sot në orën 14:00 në “Zeqir Ymeri”.

Redaksia Online
a.r/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës