VLORE- Në ditën e dytë të mbledhjes së Këshilli Bashkiak Vlorë, e cila nuk u zhvillua te premten për mungesë kuorumi, diskutimet kanë vijuar me tone të ashpra mes këshilltarëve të opozitës dhe kryebashkiakes, Bruna Mersini.

Në qendër të debatit është “Vlora Invest”, një shoqëri e re tregtare që do menaxhojë pronat e bashkisë. Teksa këshilltari i Partisë Demokratike, Atird Hoxha akuzonte zyrtaret lokalë, kryetarja e Bashkisë Brunilda Mersini i ka ndërprrë fjalën, duke sjellë agravimin e situatës.

Hoxha iu drejtua kryetares së bashkisë dhe kryetares së këshillit bashkiak me fjalët “mos bëni si kukumjaccka”! Kaq ka majftuar qe debate mes tyre të zgjatej për disa minuta, ku Mersini I tha Hoxhës: “Mbetje e PD-se.

Debatet  zgjatën gjatë gjithë mbledhjes, ku pak u diskutua për projekvendimit. Në fund socialistët që kanë shumicën në këshillin bashkiak votuan “Vlora Invest” me me 29 vota pro, 7 vota kundra.