Përbërësit:
- 500 gr miell gruri
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kripë
- 1 gotë kos (ose qumësht i thartuar)
- 2–3 lugë gjelle vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
Përgatitja:
Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën dhe sodën. Shtojmë kosin ose qumështin e thartuar dhe vajin. E përziejmë me dorë derisa të formohet një brumë i butë, jo ngjitës. Nëse është shumë i thatë, shtojmë pak kos ose ujë të vakët. E lëmë të pushojë për 10 minuta. Hedhim pak miell mbi tavolinë, formojmë kulaçin dhe e vendosim në tavë të lyer lehtë me vaj. E pjekim në furrë në 200°C për 25–30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër.
Këshilla nga Albana: Nëse do shije më të fortë, shto pak hirrë ose pak lëng limoni në kos. Mund ta pjekësh edhe në tigan të mbyllur me kapak, në zjarr të ulët, nga të dyja anët.
Komente












