Kuleba bisedë telefonike me Blinken: Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni

Kuleba bisedë telefonike me Blinken: Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni

1668693646_Blinken.PNG

Ditën e sotme, pas një bisede telefonike me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken, në një deklaratë Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Rusia është përgjegjëse për sulmin me raketa në Poloni.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për sulmin me raketa dhe efektet e saj në territorin e Ukrainës, Polonisë dhe Moldavisë”, ka shkruar Dmytro Kuleba në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Rusia mban "përgjegjësinë përfundimtare" për raketat që ranë në Poloni duke vrarë dy persona.Ai shton se po kryehen hetimeve të thelluara për të zbardhur të vërtetën. Blinken tha se Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë duke lëshuar raketa në Kiev dhe duke shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe energjetike.

“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë. Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj,” tha kreu i diplomacisë amerikane”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Telefonata Kuleba-Blinken u zhvillua mëngjesin e sotëm pasi Rusia nisi një valë të re sulmesh raketore kundër Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Nuk do të heqim dorë nga territoret e aneksuara në Ukrainë! Zelensky: 10 milionë ukrainas janë në errësirë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë