TIRANË - Specialisti i çështjeve ushtarake, ish-këshilltari i disa presidentëve për çështjet e ushtrisë në Shqipëri, Ilir Kulla komenton në studion e televizionit "A1 Report" mbi ngjarjet në Egjipt. Ai ka bërë një analizë të situatës, duke iu referuar historisë së shekullit të fundit të Egjiptit dhe rolit të madh të ushtrisë në jetën dhe fatet politike të vendit, si dhe krahasimin e dy liderëve të fundit; Hosni Mubarak-ut dhe Mohamed Morsi-t. Pse Morsi, pavarësisht se president me vota, nuk mund të quhet më presidenti i legjitimuar. Cilat janë gabimet e tjera të Morsit dhe pse, sipas Kullës, rrugëzgjidhja për të është "vetëm tërheqja". 

USHTRIA, NGA KUNDËR POPULLIT PËR MUBARAKUN, PRO POPULLIT KUNDËR MORSIT
"Ndryshim cilësor i protestave të kohës së Mubarakut dhe atyre të fundit në Egjipt është se, në rastin e parë ushtria u rreshtua pro mbrojtjes së presidentit dhe kundër populsisë, edhe pse nga fundi i atyre protestave ushtria u kthye dhe e detyroi Mubarakun të largohet. Ndërsa tani kemi dukuri tjetër; ushtria është me protestuesit", shpjegoi analisti Ilir Kulla.

DUHET GJITHËPËRFSHIRJE DHE JO LEGJITIMITET I KUNDËRSHTUAR
Kulla ka theksuar se Presidentit Morsi i nevojitet dialog me policinë dhe popullin. Egjipti është një vend me 100 milionë banorë, janë shumë njerëz në protesta. Obama ka theksuar se duhet proces gjithëpërfshirës dhe dalje nga kriza. Për mua duhet të bëhesh pjesë e zgjidhjes dhe jo të mjaftohesh tek legjitimiteti. Nëse Presidenti Morsi do ishte treguar më i kujdesshëm me çështjet ekonomike dhe dogmatike fetare nuk do të kishte pasur këto probleme".

USHTRIA DO TË MARRË KONTROLLIN E GJITHË SITUATËS
"Kushtetuta egjiptiane i ka dhënë Presidentit aftësi për të qeverisur vendin dhe për të kërkuar çfarë kërkojnë palët sot; konsensus me opozitën. Në ruajtjen e qytetarit dhe ruajtjen e shtetit. Ushtria besoj se do marrë kontrollin e gjithë qyteteve kryesore; edhe kufirin me Izraelin dhe Gazën, kontrollin e presidencës dhe gjykatave të vendit, rendin publik. Nëse nuk tërhiqet, do arrestojë dhe Presidentin Morsi. Në gjykimin tim do të ketë një rrugë prej 1 viti të hartuar me konsensusin e të gjitha palëve", thotë analisti Kulla.

DUHET QEVERI ME BAZË TË GJERË, E KRYESUAR NGA USHTARAKË
"Duhet riparë Kushtetuta, duhet të ndërmerren ato masa ekonomike që nuk u ndërmorën, të ruhet vendi nga përshkallëzimi i dhunës ndaj minoriteteve fetare, siç ka ndodhur me koptët e Aleksandrisë apo të krishterë të tjerë, që janë sulmuar. Duhet një qeveri me bazë të gjerë, e kryesuar nga një ushtarak, do t’i jepte në dorë aftësinë e stabilitetit të Egjiptit", theksoi Kulla.

MUNGESA E PËRVOJËS NË DEMOKRACI BËRI TË DËSHTOJË MORSI
"Rikthimi i Egjiptit në një shtet serioz. Mungesa e përvojës prej shtetari, në pluralizëm dhe demokraci kanë bërë që Vëllazëria Myslimane të humbasë ato pikë që pati kur erdhi në pushtet. Kemi të bëjmë me Egjiptin, vatër e kulturës, traditës së qytetërimit dhe vend shumë i rëndësishëm për ekuilibrat në botën arabe".

MORSI, GABIME NË MARRËDHËNIET ME FQINJËT
"Gabime u bënë edhe në marrëdhëniet jo të mira që Morsi ndërtoi me Izraelin. Morsi ka luftuar për t’i zhdukur edhe brigadat al-qaediste në gadishullin e Sinait. Përfshirja e Morsit në ngjarjet e Sirisë, gjithashtu nuk u pa mirë, pavarësisht se Assad është i kontestuar, por ka mbështetjen e shumicës së popullsisë në vend dhe vende si Iraku, Algjeria etj. Vetë Izraeli ka qenë shumë i shqetësuar për ngjarjet në Egjipt dhe Siri dhe për përfshirjen e Morsit. Ka larguar ambasadorin nga Damasku dhe ka ndërprerë marrëdhëniet. Në vitet '60 Egjipti dhe Siria kërkonin ta zhduknin Izraelin nga harta. Pranvera arabe, siç nisi si një krizë arabe, ashtu po vijon. Një ngjarje e tillë do të thotë mbyllje e kanalit të Suezit, që do të thotë rënie e gjithë bursave në botë dhe gjithë vendet fqinje ndihen të kërcënuara nga ngjarjet në Egjipt", analizoi Kulla.
 
MORSI, JO MË PRESIDENT I LEGJITIMUAR
Sipas analistit ushtarak Kulla, "dalja në rrugë e njerëzve, djegia dhe ndarja e popullit në dysh bën që Morsi të jetë president jo i gjithë qytetarëve. Ai mudn të ishte tërhequr ndërkohë, ndërsa fjalët e tij janë patetizma larg realitetit në Egjipt. Kerikët, populli këtë herë kanë me vete si garantues të rendit, stabilitetit, ushtrinë, që tradicionalisht ka qenë faktor vendimtar në Egjipt. Ajo flet pak dhe më shumë vepron. Unë pres ndërhyrjen e saj". 

KUR EGJIPTIN E DREJTONTE DINASTIA SHQIPTARE
Ilir Kulla ka kujtuar se në fakt, "Këshilli Ushtarak në Egjipt ka qenë një autoritet, i cili ka vendosur fatet e Egjiptit; që nga rënia e dinastisë shqiptare të Farukut, pasi pasardhësit më tej kanë qenë ushtarakë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)