Kulla për A1 Report: Avioni nuk u
qëllua gabimisht, krim ndërkombëta
Analisti Ilir Kulla, i ftuar në studion e A1 Report shprehet se sipas tij ka shumë pak gjasa të jetë qëlluar gabimisht për shkak të lartësisë me të cilën udhëtonte si dhe teknologjia e lartë që duhet për ta goditur në të tillë lartësi.
Rrëzimi i avionit malajzian pasi u godit me raketë ditën e djeshme ku mbetën të vrarë 298 personat në bord, ka tronditur opinionin publik. Analisti Ilir Kulla, i ftuar në studion e A1 Report shprehet se sipas tij ka shumë pak gjasa të jetë qëlluar gabimisht për shkak të lartësisë me të cilën udhëtonte si dhe teknologjia e lartë që duhet për ta goditur në të tillë lartësi.
Sipas Kullës, avioni nuk është goditur gabimisht, duke ngritur kështu pikëpyetje për një sulm të mundshëm terrorist, duke shtuar se hetimi do të nxjerrë në pah të vërtetën e kësaj ngjarje.
“Gjëja e dytë që më erdhi në mendje është se ka pak gjasa që ai të jetë qëlluar gabimisht. Vlen të thuhet për teleshikuesin se nëse ky avion është rrëzuar me raketa “Book” tokë-ajër, është e pamundur të mos e dallosh se nga është nisur. Duhet parë pse avioni kishte ndryshuar kurs nga tre ditët e mëparshme. E fundit është për tu vlerësuar si është e mundur që hapësira ajrore evropiane nuk kishte siguruar këtë territor që duhej shmangur për aviacionin civil. Një raketë “Book” mund ta hedhë një avion mbi 10 mijë metra por deri tani nuk ka ndodhur. Megjithatë avioni malajazian është i teknologjisë shumë të lartë dhe kutitë e zeza por edhe kullat e kontrollit në avion është e pamundur të mos kenë dëgjuar se çfarë ka ndodhur. Besoj se përqindja e gabimit që do të dalë nga hetimi është shumë e vogël.” theksoi Kulla
Analisti Kulla shtoi se për këtë ngjarje do të kryhet një hetim ndërkombëtar, pasi sipas tij kemi të bëjmë me një krim ndërkombëtar. Kulla nënvizoi se për një sulm të tillë, vetëm Ukraina dhe Rusia kishin kapacitetin teknologjik ushtarak për ta goditur avionin, duke parë edhe territorin në të cilin është rrëzuar MH17.
“Kishte shumë kohë që nuk ndodhte një ngjarje e tillë. E fundit ka qenë në Ukrainë në 2006, ku një avion rus me turistë në pushime u godit gabimisht pasi fluturonte ulët, por një Boeing i rrëzuar në këto rrethana është një ngjarje e rëndë, dhe vë në pikëpyetje gjëra që kanë të bëjnë me sigurinë e aviacionit civil në Europë. Kemi të bëjmë me një krim ndërkombëtar dhe do të ketë një hetim ndërkombëtar. Lartësia e avionit është e një sigurie të lartë dhe kërkon një teknologji shumë të avancuar për ta goditur, teknologji që e kanë vetëm Ukraina dhe Rusia në rastin konkret.” tha Kulla
Avioni i linnjës malajziane Boeing-777 me 298 persona në bord u qëllua ditën e djeshme në lindje të Ukrainës me raketë tokë-ajër, ndërsa autoritetet ukrainase kanë akuzuar separatistët filorusë për sulmin në fjalë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48