Trashëgimia kulturore prej vitesh po përballet me mungesën e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse. Kullat e Dervish Aliut në qytetin e Vlorës kanë ngelur në mëshirë të fatit pasi Ministria e Kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë nuk kanë buxhet për restaurimin e këtij monumenti. Sipas drejtorit të këtij institucioni Orgest Feimaj, një tjetër problem është edhe mungesa e ciceronëve si edhe grabitja e këtyre monumenteve nga persona të papërgjegjshëm.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, i bën thirrje donatoreve të huaj që të ndihmojnë në restaurimin e këtyre kullave trashëgimi kulturore. Pasi, pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme në ministrinë e kulturës, akoma nuk është marrë asnjë përgjigje.
Ministrja PO planifikon ti djegewe te NDERTOJE RRAMA CA KULLA.PARA SE TU VEJE ZJARRIN DO HIQEN KAMERAT QE TE DUKET SE U VETDOGJEN .TAMAM SI SHOFERI I XHAFAJT .E TRANSFERUAN NJE MUAJ PARA DHE NUK KA REGJISTRIME .RAMA DHE DAKO HOQEN KAMERAT NGA PORTI I DURRESIT , E JO ME PER NJE SHOFER . VRAJ O RRAMA SE KE SHUME KOMENTATORE QE TE NGRENE LAVDINE .
Përgjigju