Kullat e Thethit, objekt pelegrinazhi turistik

Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është tipike e kësaj zone.

Një fortesë e ndërtuar në fund të fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për ngujimin nga gjaksi.

Ishte banesa e atyre familjeve që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç).

Vetëm gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin pak tokë para kullës.

Sot kulla është e vizitueshme dhe ndodhet në një zonë me vlera të medha turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të këqia e të pa depërtueshme në dimër, ajo kyhehet në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e verës.



Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot

‘Spiun i sigurimit’/ Demalia ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë! Mua më përndoqi regjimi, lirinë time s’e blen dot