Kulluri akuza të forta Bashës:I paaftë!
S'bashkon dot PD, jo më opozitën

Kulluri akuza të forta Bashës:I paaftë!<br />S'bashkon dot PD, jo më opozitën<br>
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka hedhur akuza të forta ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, duke e quajtur atë të paaftë në drejtimin e partisë.

Në studion e Report Tv, Kulluri fajësoi direkt dhe vetëm Bashën për gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare në vend, PD, teksa deklaroi se ai nuk ka çuar asgjë deri në fund.

“Basha nuk ka çuar asgjë deri në fund”, tha Kulluri.

Ka marrëveshje të heshtura apo është i papërgatitur?
Nuk e di. Fakti është që, mbase është i paaftë ta bëjë. Zotëria nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për humbje, apo për të përmirësuar situatën në parti. Ka 6 muaj nuk merr asnjë angazhim. Do të bashkojë opozitën, ku e ka bashkuar, ai s’ka bashkuar akoma partinë e tij. Fajtor për gjendjen e PD është vetëm Basha, bën vetëm konferenca shtypi. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë