Kultivimi i kanabisit, kontrolle të imtësishme në Fier, angazhohen 100 policë, në dispozicion 3 dronë, gjenden disa fidanë kanabis në fshatin Martinë

Me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, Policia e Fierit ka vijuar me kontrolle masive në terren.

Janë angazhuar 100 punonjës policie të ndarë në 11 grupe, për të bërë kontrollin e imtësishëm të çdo pjese të territorit të qarkut Fier. Gjithashtu janë përdorur edhe 3 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Si rezultat, janë kryer 190 kontrolle në ambiente të hapura, si në: sera, minisera, tunele, banesa të braktisura, magazina dhe objekte të ndryshme. Gjithashtu janë kontrolluar zona të cilësuara me risk dhe zona në të cilat vitet e kaluara është tentuar të kultivohen bimë narkotike.

Gjatë kontrolleve, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Martinë, u gjetën të kultivuar disa fidanë kanabis.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)