MALËSI E MADHE- Ajet Delishaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kultivoi 27 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, është vënë në pranga nga uniformat blu. Vetëm tre ditë zgjati arratia e tij nga momenti i zhvillimit të operacionit ku u asgjësuan plantacione të mëdha ma kanabis, të kultivuara në tokë të hapur si dhe mijëra fidanë kanabis të cilat do të mbilleshin në zonat malore të Malësisë së Madhe.
53-vjeçari Ajet Delishaj dyshohet se është autori i 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë. Plantacionet e mëdha të kanabisit u zbuluan në territorin e fshatit Gruemirë-Çesme në Malësi e Madhe, në ambient të hapur.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.











Komente
Komento