Kultivonin kanabis në zonën e Dajtit, në pranga kryeplaku i Qafmollës dhe një 37-vjeçar

Kultivonin kanabis në zonën e Dajtit, në pranga kryeplaku i Qafmollës dhe një 37-vjeçar

Foto ilustruese

Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së kultivimit të bimëve narkotike, policia e Tiranës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Qafmollë dhe një 37-vjeçar.

Kryeplaku Azem Dedej 52 vjeç dhe 37-vjeçari Rexhep Halili, të cilët u vunë në pranga gjatë një kontrolli të policisë në njësinë administrative Dajt, dyshohen edhe si autor të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike kanabis.

Në këtë mënyrë u finalizua operacioni policor i koduar “Qafmolla”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat