KRUJË- Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Krujë pasi kultivonin kanabis në një tokë në pronësi të tyre. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy vëllezërit janë identifikuar si Flamur Çangu, 47 vjeç dhe Altin Çangu, 38 vjeç.
Pas kontrollit që është ushtruar nga forcat e policisë në tokën në pronësi të dy vëllezërve janë konstatuar të mbjellë fidanë kanabisi. Këta fidanë ishin të fshehur mes prodhimeve bujqësore.
"Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve F. Ç., 47 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa", shkruhet në njoftim.