VAU I DEJËS- Kryetari i fshatit Palaj në Vaun e Dejës dhe një 55-vjeçar janë vënë në pranga pasi u asgjësuan 203 bimë kanabisi të kultivuara.
Nën hetim është vënën edhe një person tjetër për moskallëzim krimi.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.
Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme