Kultivonin kanabis, arrestohen tre vellezër në Durrës! Momenti kur kapen duke prashitur bimët narkotike

DURRËS- Tre vellezër janë arrestuar nga policia e Durërsit për kultivim kanabisi në fshatin Manskuri.

‘R. V., 26 vjeç, E. V., 23 vjeç dhe  A. V., 20 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Manskuri, Durrës.’- njofton policia.

Tre vëllezërit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Manskuri, kishin kultivuar në një parcelë, dhjetëra fidanë dhe bimë kanabisi. Gjatë operacionit, te tre vëllezërit u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Nga hetimet janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët.

‘Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.’- njofton policia.

 

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares Bejkush Birçe

Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares Bejkush Birçe