KRUJË- Një 20-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike kanabis. 20-vjeçari kultivonte kanabisin në një sipërfaqe pylli, ndërsa në momentin që policia ka ushtruar kontrollin ka qenë duke ujitur bimët e mbjella.
Policia më pas ka bërë asgjësuar bimët duke i djegur. Në total janë djegur 124 bimë kanabisi që ishin kultivuar nga 20-vjeçari, i identifikuar me inicialet E.E.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.