Teksa punë për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënia e tyre përara përgjegjësisë ligjore po vazhdon, policia e Skraparit ka vënë në pranga në 60-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.
60-vjeçari, M.M ishte shpallur në kërkim, më datë 22.07.2021, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë kanabis dhe dy krehra me fishekë.
Për këtë rast, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e tij M. M. dhe djali i tyre, Q. M si bashkëpunëtorë.
Në pranga është vënë edhe 30-vjeçari S.V, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Spitalit", në Berat duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.