Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. I riu Foto Papa ka rënë në pranga pasi në tokën që e kishte në pronësi kishte kultivuar 24 bimë kanabisi.

Bimët narkotike u asgjësuan përmes djegies.

Materiale proceduriale i kaluan prokurorisë së Sarandës për hetime të tjera ndaj të riut, banues në Finiq.