Dy persona, babë e bir, kanë rënë në prangat e Policisë sot në Vaun e Dejës, të akuzuar për kultivim kanabisi.
Mësohet se në pranga kanë rënë Luan dhe Eqerem Shegaj, 51 dhe 26 vjeç, të cilët në fshatin Melgushë kishin kultivuar 2600 fidanë kanabisi në serë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Komento