6 persona janë vënë në pranga të policisë së Matit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Policia ka arrestuar shtetasit: Tahir Xhokola, Florenc Xhokola, Agron Xhokola, Elmir Lala, Drilon Milloshi, Aurel Plepi, pasi në vitin 2020, pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim të 800 rrënjëve narkotike.
Më herë policia kishte vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, në kuadër të operacionit të koduar "Gjoçaj".
Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.
Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg', për kryerjen e veprës penale "Kultivim i bimëve narkotike".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.