Kultivuan kanabis në fshatin Murrizë të Lushnjës, arrestohen babë e bir dhe dy të afërm të tyre

Kultivuan kanabis në fshatin Murrizë të Lushnjës, arrestohen babë e bir dhe dy të afërm të tyre

LUSHNJË- Babë e bir dhe dy të afër të tyre kanë rënë në pranga në Lushnjë, pasi kishin kultivuar kanabis. Konkretisht janë arrestuar Hyqmet Gjolena, 61 vjeç, dhe Mariglen Gjolena, 34 vjeç, të dy babë e bir, si edhe dy të afërmit e tyre Fitim Gjolena, 24 vjeç, Ervin Gjolena, 31 vjeç.

Gjatë kontrolleve që policia ka ushtruar në fshatin Murrizë në Lushnjë, ka gjetur të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar.

“Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë