Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, dërgohen për gjykim 13 persona! SPAK: Mbështeteshin nga policia dhe autoriteteve lokale

Kultivuan kanabis në fshatrat e Krujës, dërgohen për gjykim 13 persona! SPAK: Mbështeteshin nga policia dhe autoriteteve lokale

Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion ka dërguar për gjykim 13 persona të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në Krujë. Hetimet mbi këtë çështje kanë nisur rreth 3 vite më parë, u arrestuan 8 persona dhe 5 të tjerë janë në kërkim.

Në kontrollin e ushtruar për kanabisin në fshatrat e Krujës u sekuestruan 145.5 kg lëndë narkotike, që sipas SPAK kultivoheshin nga dy grupe kriminale në disa zona, njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

SPAK thotë se grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë kanë pasur mbështetjen e policisë dhe autoriteteve lokale, të cilët po ashtu janë të përfshirë në kultivim.

Njoftimi i plote

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr.203 të vitit 2020, në ngarkim të 13 personave, e më konkretisht të pandehurve:
Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati, të akuzuar respektivisht për kryerjen e elementëve të veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, si dhe ”Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se kultivimi i disa parcelave me bimë narkotike kryhej nga 2(dy) grupe kriminale të organizuar në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. Grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit. Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës.
Nga aktet e administruara dhe analizuara për interesa të këtij procedimi penal, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre grupeve kriminale me qëllim kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike kanë punësuar disa punëtorë, kanë ngritur sisteme vaditje, moment pas së cilit lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg.
Me aktin e datës 27.07.2023, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.203 të vitit 2020, dhe numërtimin e tyre me nr.203/1 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorëve të të pandehurve të cilët ka rezultuar se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb