Tre persona janë arrestuar për shkak se tentuan të mbjellin kanabis në Këlcyrë dhe në Memaliaj. Konkretisht në Këlcyre është arrestuar 27-vjeçari, I.Z banues në fshatin Bubës, Këlcyrë. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis. Po ashtu këtij personi i janë gjetur në banesë edhe 1.5 kg kanabis. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë nën hetim edhe kryetari i fshatit Bubës Sh.K i cili akuzohet për 'shpërdorim detyre'.
Ndërsa në Memaliaj është arrestuar I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Gjonçaj. Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis, ndërsa është proceduar edhe G.A ., kryetar i fshatit Gjonçaj i akuzuar për shpërdorim detyre.
Komento