'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë

GJIROKASTËR- Babë e bir kanë rënë në pranga pasi kishin kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tyre në fshatin Lazarat. Ardian dhe Engli Skënduli, 51 dhe 28 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po kujdeseshin për bimët narkotike.

Kontrolli i zonës është bërë më dron dhe kështu është pikasur edhe shtëpia e tyre në të cilën u gjet u gjetën 50 rrënjë kanabisi të kultivuar. Po ashtu edhe gjatë kontrollit që iu është ushtruar brenda në banesë iu është gjetur një sasi kanabisi që është asgjësuar nëpërmjet djegies.

“Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia.

Ata akuzohen për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI