Tre persona të një familje në Lazarat janë vënë në prangat e policisë pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.
Në pranga sipas policisë kanë rënë A. R., 58 vjeç, B. R. 34 vjeç dhe Ç.R., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Ata ishin shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", pasi në muajin shtator, në oborrin e banesës e tyre u gjetën dhe u asgjësuan nga shërbimet e policisë bimë narkotike.
Të tre këta persona kanë rënë në prangat e policisë në saj të operacionit 'Sopoti.